Sali Berisha: Shkodra me keq se kurrë në kthetrat e bandave të Noriegës!

1511
Vrasës serialë, banda të armatosura me makina të blinduara, kokainë të lidhura direkt me Edvinin bëjnë ligjin në çdo shesh, rrugë, rrugicë, biznes të qytetit! Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sikundër vepron çdo ditë, këtë radhë ka publikuar disa nga mesazhet e ardhura në adresë të tij nga qytetarë të Shkodrës. Denoncohen grupe kriminale që merren me trafikun e drogës, jepen emra konkretë, madje përmendet edhe një punonjës i policisë së shtetit, i cili mbron të afërmin e tij të shpallur në kërkim. 

“Përshëndetje Doktor ! Bëre mirë që fole për Shkodrën dje. Ndoshta situata është më e rëndë seç e komentuat ju. Para dy ditëve në qendër të Shkodrës tek ish-5 heronjtë policia kishte dalë kontroll duke ndaluar të gjitha makinat. Deri këtu është në rregull, shumë mirë s’ka asgjë të keqe. Në atë moment kalon një makinë ML blu e errët e blinduar me xhama të zinj dhe policia u mobilizua, por kot sepse sa hapi xhamin zotëria që quhet Behar Bajri gjithë policët bënë sikur s’e panë, faktikisht ai njeri lëviz i armatosur nëpër Shkodër dhe policia nuk bën tentativën më të vogël për ta ndalur dhe e njohin të gjithë në Shkodër se kush është ai njeri, por askush nuk mund të flasë, se ka mbështetjen e politikës. Shkodra gumëzhin tërë ditën nga automjetet e blinduara nga kriminelë që kanë bërë shumë vrasje dhe plaçkitje, gjoba dhe shumë të tjera dhe policia i ka frikë. Askush në Shkodër janë më se 20 makina të blinduara që lëvizin nëpër Shkodër me armë. Po këta kriminel kanë mbushur kutitë e votimit në këto zgjedhje”, thuhet në mesazhin e parë. Por qytetari tjetër vazhdon sërish me denoncime nga i njëjti qytet. “Banda ke në çdo vend të Shqipërisë, o Sali Berisha. Në Dobraç të Shkodrës ke fisin e Bajrave ku Enver Bajri është organizatori, jeton prej vitesh në Holandë, vëllai i tij Behar Bajri ka bërë mbi 13 vrasje në qytetin e Shkodrës dhe po terrorizon komplet Shkodrën me vënie gjobash, me 4 blinda që patrullon në Shkodër. Është banda që iu bënte presion qytetarëve të votojnë PS-në ose për ndryshe do shkelen me këmbë. Kanë lidhje direkt me Edi Kristaq Ramën këto plehra. Me shumë respekt nga qytetari”. Denoncuesit japin emra konkretë, madje shprehen se policia edhe pse u është dhënë lajmi nuk kanë mundur të kapin sasinë e drogës për të cilën flitej, por vetëm disa doza. “Mirëdita doktor! Unë bëra një denoncim tek drejtori i policisë së Shkodrës për Blerim Harushën, nipi i Luan Harushës, kryeplak në komunën Golem dhe tani deputet dhe mik i ngushtë i Edi Ramës. Këtë e kanë zgjedhur për deputet fisi i Bajrave në Dobraç. Bëra denoncim se kisha informacion të saktë për 5 kg kokainë që kishte ardhur nga Holanda nga Enver Bajri dhe Blerim Harusha e shpërndante në qytetin e Shkodrës dhe policia e Shkodrës e arrestojnë vetëm me 15 doza, kur unë ia kisha dhënë informacionin drejtorit edhe vendin ku ishte e fshehur kokaina, por nuk e kam idenë nga avulloi 5 kg për t’u kap u kap, por po nxjerrin vetëm 15 doza. Me respekt.” “Përshëndetje z.Berisha! Jam një qytetar që nuk i parapëlqej këto denoncimet, por duke marr shkas nga ngjarjet e fundit që po ndodhin, mora të shkruaj. Të gjithë flasin për Elbasanin por vetëm z. Alibeja para pak ditësh tek Fevziu e përmendi Shkodrën, Aty është banda shumë e rrezikshme që vepron dhe jep para me fajde pa kontratë, sepse të vret dhe kanë aq shumë para, saqë kanë financuar edhe në zgjedhjen e deputetit z. Luan Harusha (që mund të jetë çun i mirë) por është financuar nga ato! Kisha dëshirë t’i bëje një pyetje z.Harusha? A e keni nr e telefonit të Behar dhe Enver Bajrit në tel tuaj? Faleminderit.” Një tjetër denoncim lidhet edhe me mënyrën se si veprohet nga Policia e Shkodrës për të penguar kapjen e personave që janë shpallur në kërkim. Këtë radhë mesazhi është përcjell nga një punonjës policie.

“Përshëndetje z. Doktor, jam një oficer Policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Nuk mundemi të japim informacion për një person në kërkim Artan Dekovi i dënuar me 12 vjet burgim, pasi është djali i xhaxhait të shefit të SHÇBA në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Arben Dekovi. Ky person lëviz i armatosur në qytet dhe nuk e ndalon njeri, sepse kemi frikë nga shef Arbeni. Ju lutem publikoje, por anonim.”
Sigal