Sajuan rrëmbimin për 400 mijë €, pranga 18-vjeçares e 2 shokëve

455
Policia e kryeqytetit bën me dije se L. Ç, 60 vjeç ka kallëzuar në polici se ka marrë një telefonatë nga një person i paidentifikuar, i cili i ka kërkuar plot 400 mijë euro, duke e kërcënuar se kishte në dorë vajzën e tij të vogël, N. Ç, 18 vjece.
Pas hetimeve të policisë rezultoi se O. H, 18 vjeç dhe K. Gj, 19 vjeç bashkë me vajzën e 60-vjeçarit kishin stimuluar rrëmbimin e saj, me qëllim për të marrë shumën e 400 mijë eurove nga i ati. Të tre të rinjtë kanë përfunduar në pranga.
Sigal