Sadri Abazi aksidenton një fëmijë në Shkozet

462
Deputeti Sadri Abazi përfshihet në një aksident rrugorë duke aksidentuar një fëmijë në rrugën dytësore Durrës Shkozet, aksident fatmirësisht pa pasoja.
Sipas hetimeve të policisë rezulton se deputeti Abazi ka qenë vetë në drejtimin e fuoristradës me targë AA 907 MB dhe në një moment ka përplasur të miturin. Ende mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, por të dhënat paraprake flasin se fëmija ka rënë nga bordurat e rrugës dytësore duke rënë para automjetit të deputetit sqarojnë burime nga policia. Aktualisht fëmija është duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit ku është paraqitur me dëmtimet të lehta në krah dhe në këmbë. Nga testi i alkoolit ka rezultuar se deputeti nuk ka qenë nën efektin e pijeve alkoli po ashtu dhe shpejtësia e mjetit ka qenë sipas sinjalistikës. Pas aksidentit hetimet për këtë rast janë nisur kryesisht nga policia dhe deputeti Abazi është proceduar në gjendje të lirë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal