Sa u kushton banorëve të qarkut Kukës tarifa e Rrugës së Kombit?

705
77 394 persona sipas raportit të INSTAT të 1 Janarit 2018 banojnë në Qarkun e Kukësit, që shtrihet pas traut të pagesës për qarkullimin në rrugën e Kombit, ndërsa në gjendjet civile të tre bashkive janë 117 mijë banorë ku në Kukës janë regjistruar mbi 60 mijë.
Sipas kontratës koncensionare të 6 dhjetorit 2016, mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit që ka marrë përsipër mirëmbajtjen dhe përfundimin e rrugës, çdo makinë që do të qarkullojë në këtë aks do të paguajë një tarifë që varion nga 2.5 deri në 22.5 euro.
Si të gjithë duhet të paguajnë edhe banorët e Kukësit.
Protestues: Qëllimi i kësaj proteste është anulimi i taksës në rrugën e Kombit për qarkun e Kukësit.
Tarifa paguhet para tunelit të kalimashit kur udhëton në drejtim të Kukësit, ose pas tij kur vjen drejt pjesës tjetër të vendit.
Kuksianët do të duhet të paguajnë thuajse për të shkuar në cdo qytet, ndaj e kundërshtojnë ashpër pagesën të cilën e konsiderojnë taksë.
Nësë dikush udhëton nga Kuksi drejt Tiranës me veturë atëherë, duhet të paguajë 5 euro në vajtje dhe 5 në kthim.
Protestues: Ne kemi paguar taksë në maj, kemi paguar taksën që ka marrë Sali Berisha borxhin për ta ndërtuar këtë rrugë.
Varfërinë, rritjen e cmimeve, izolimin, dhe deri në diskrimin janë të tjera argumente kundërshtuese.
Protestues: Protestojmë se na kanë vënë litarin në fyt. 
Por sipas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama shumica e këtyre shqetësimeve nuk qëndrojnë.
Ai ka folur për masa lehtësuese dhe subvencionim tarife për banorët e Kukësit.
Rama: Në 6 muajt e parë do përcaktohet ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë.
Niveli i lartë i tarifës dhe mungesa e transparencës ishin dy argumentet kryesore të kryebashkiakut të Kukësit në kundërshtimin e pagesës për të cilin ai kërkoi zgjidhje lehtësuese.
Shumica e pranojnë që duhet të paguhet, por jo 5 euro për një makinë 3+1.
Në nënshkrimin e marrëveshjes, koncesionari ka detyrim mirëmbajtjen e rrugës, por edhe përfundimin e akseve të mbetura.
Sigal