Sa shumë korrupsion dhe sa pak të dënuar! “Raporti i zi” që nxjerr Prokuroria

522
Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në rezultatin se për vitin 2017 ka 3 herë më shumë procedimet penale për çështjet të korrupsionit të zyrtarëve vendorë apo të lartë.
Sipas raportit të punës, depozituar në Kuvend, raport që, në fakt, i përket më së shumti periudhës kur Prokuroria e Përgjithshme u drejtua nga Adriatik Llalla, vihet re se gjithsej janë 40911 procedime penale. 39% e procedimeve janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimeve për krimet kundër personit.
Për sa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastra janë në krye për kriminalitetin në raport me popullsinë. Në 2017 numri i procedimeve i regjistruar në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistruar 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistruar 7.23%, në Shkodër, 6.32%. Pra, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet më të kriminalizuara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminalizimit. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 numri i procedimeve penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, ka një ulje prej 37,9 % në krahasim me vitin 2016.
Sigal