Sa kishte kontrolluar shërbimet, shefi i Gardës përplaset për vdekje nga një makinë tek Kryeministria

661
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Në rrugën pas Piramidës, një makinë tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje Martin Nikën, një nga oficerët e Gardës së Republikës me më shumë eksperiencë.

Së fundmi ai ishte shefi i njësisë operacionale të Gardës.

Nika është përplasur nga një makinë, sapo kishte përfunduar kontrollin e shërbimeve të gardës.