Rumuni me ‘Land Rover’ merr përpara 3 makina në Qafë Thanë, dy të plagosur

431
Një aksident ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Qafë Thanë-Pogradec ku një qytetar nga Rumania ka marrë përpara dhe ka përplasur 3 makina.

Siç bën të ditur Policia e Korçës oficerët e Policisë së Qarkullimit Rrugor, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Craciun Elisi, 41 vjeç, banues në Bukuresht-Rumani.

Një ditë më parë në rrugën nacionale Qafë Thanë-Pogradec, ky person duke drejtuar mjetin tip “Land Rover ”, me targë B211 LXE, është përfshirë në një aksident duke u përplasur me tre mjete të tjera konkretisht:

– Mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.Ll, 47 vjeç, banues në Strugë- Maqedoni;
– Mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E.D, 21 vjeç, banues në Stamboll-Turqi;
– Mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.A, 32 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit turq, E.D dhe A.T drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit tip “Ford”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë të Pogradecit për akuzën ‘shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.
Sigal