Rruga Burrel-Klos e kthyer gërmadhë, drejtori Xhika bllokon fondet

499
Rrugët nacionale dhe ato rurale, janë sektori më problematik të cilin udhëtarët, biznesi dhe qytetarët po vuajnë ashpërsisht me vonesa, lodhje, bllokime të veprimtarisë së biznesit e jetës së përditshme, aksidente dhe rrezikun e jetës gjatë udhëtimeve, si dhe shkatërrimin e automjeteve. Këtë situatë nuk e ka krijuar “Zoti”, as keqbërësit, as automjetet që kalojnë përditë në këto rrugë, por e kanë shkaktuar pazaret që vazhdon të bëjë prej 30 muajsh drejtori i rrugëve, tenderxhiu Dashamair Xhika, prej 1 muaj i futur prej drejtësisë nën hetim për aferat me tenderët, për planifikimin klientelistë të fondeve nëpër rajonet rrugore, për korrupsionin me investimet dhe projektet e munguara e të cënuara të sinjalistikës rrugore, për shkak të së cilës çdo ditë ndodhin aksidente e çdo muaj ndodhin 5-6 humbje jete nga këto aksidente, siç ndodhi 1 javë më parë aksidenti i rëndë në Gosë të Kavajës thjeshtë prej mungesës së plotë të sinjalistikës rrugore e mungesës së plotë të elementëve mbrojtës të rrugës. Alarmi i fundit për shkatërrim rruge nacionale vjen nga rrethi i Burrelit. 

Është aksi nacional rrugor që lidh dy bashkitë Burrel e Klos, i cili prej afro 1 viti është tjetërsuar në gërmadhë, ku nuk mund të kalohet jo me normalisht, por as me vështirësi me mjete të rënda e të larta, mbasi aksi është “shkulur” plotësisht, duke mbetur pa asnjë centimetër asfalt. Banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve, deklarojnë se kjo gjendje është bërë prezent në bashkitë Klos e Burrel, në prefekturë dhe në drejtorinë rajonale të rrugëve e po kështu janë dërguar mbi 300 letra ankimi në qeveri, por asnjë nuk ndërhyn për të rehabilituar rrugën. Në bashkitë Klos e Burrel, me të drejt thonë se nuk kanë as kompetencë e as fonde për të ndryshuar gjendjen, mbasi ky është kas rrugor kombëtar dhe për mirëmbajtjen, apo rehabilitimin e saj ka detyrim vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Sipas drejtuesve të bashkive Klos e Burrel, drejtorit të rrugëve dashamir xhika, prefekturës dhe qarkut i janë drejtuar disa kërkesa por prej tyre ka shpërfillje. Kërkesa për të ndërhyrë i janë bërë edhe qeverisë qendrore, por edhe rpej andej nuk ka asnjë reagim. Ndërkohë rruga Klos-Burrel e cila lidh jo vetëm dy bashkitë, por edhe krejt aksin Milot-peshkopi vazhdon të jetë e të lihet në gjende gërmadhë, përgjatë të cilës vazhdojnë e vuajnë prej afro 1 viti udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve, bizneset rajonale e ato të zonës Burrel-Peshkopi. Interesimit të gazetës “Telegraf” në drejtorinë e rrugëve, iu përgjigjën me një listë tenderësh që janë bërë e janë financuar për atë aks rrugor në 30 muajt e fundit, vlera e të cilëve ka shkuar në 500 milionë lekë për rikonstruksione, sinjalistikë e mirëmbajtje rutinë. Por rruga e financuar nga tenderët e firmosur prej Dashamir Xhikës është në gjendje të shkatërruar, tepër të mjeruar, madje e pa sigurt për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe gjendjes fizike në krejt gjatësinë e saj. E ndërsa kjo rrugë vazhdon të jetë gërmadhë, drejtori Xhika bllokon fondet dhe bënë bilance… tenderësh! Pse? Fatkeqësisht, rrugët janë lënë në administrimin shtetëror të drejtuesi të paaftë e abuzues. Si të jetë në mallin e tij privat, drejtori i rrugëve Dashamir Xhika, ka bllokuar fondet që nevojiten për ndërhyrje urgjente në këtë rrugë e cila nuk është rasti parë q bllokohet, që shkatërrohet e që braktiset prej drejtorisë së komandon dhe shfrytëzon si pronë private tenderxhiu i babëzitur e i pandëshkuar, i penalizuari Dashamir Xhika. Pothuajse çdo vit, segmenti rrugor Burrel-Klos dëmtohet. Drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me gropat e krijuara në rrugë, por drejtoria e rrugëve numëron tenderët që ka zhvilluar duke lënë rrugët në braktisje të plotë. 
Sigal