Rrufetë vrasin 80 krerë bagëti në Gjirokastër, groposen që të mos shiten

489
Plot 80 kokë bagëti kanë ngordhur pasi janë goditur nga rrufeja në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonat e Kaparielit dhe Nivicës. Sipas përgjegjësit të Shërbimit Veterinar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, në dy tufa të imtash, shkarkimi i rrufesë ka sjellë ngordhjen e këtyre krerëve ku specialistët kanë shkuar në këto zona dhe kryer groposjen në mënyrë që të mos tregtoheshin për konsum. Dokumetacioni u përcoll pranë pushtetit vendor dhe pritet të bëhet dëmshpërblimi. Duke qenë se Qarku i Gjirokastrës cilësohet si një vatër e nxehtë për sëmundshmërinë zonoze e sidomos antraksit e brucelozës, po merren masat profilaktike dhe po vijon vaksinimi i krerëve dhe remontit. 
Sigal