Rrufeja vret 15 vjeçarin në Shqipëri!

675
Një 15 vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në një mënyrë të frikshme, rrufeja e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Mirditës, në Trojë. I riu me inicialet B.D, ishte duke kullotur bagëtitë e tij në një mal në momentin kur vetëtima e ka goditur. Vdekja ka qenë e menjëhershme për adoleshentin.
Policia raporton gjithashtu se janë kryer të gjitha veprimet hetimore së bashku me ekspertin mjeko- ligjor dhe se doja i është dërguar prokurorisë së rrethit të Lezhës
Sigal