Rrogozhinë, kapet i dënuari me 14 vjet burg për vrasje në Itali

457
Kapet në Rrogozhinë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Florenc Shamo, 31 vjeç, banues në Rrogozhinë. Interforc Italia ka dërguar shkresën e datës 3 qershor 2016, ku është lëshuar urdhri i ekzekutimit nga Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences, i dënuar me 14 vjet burg, për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”. Pritet ekstradimi i këtij shtetasi në drejtim të shtetit Italian.
Sigal