Rrogozhinë, BMW-ja del nga rruga, 4 të plagosur

440
Katër person kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Rrogozhinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e njohur ‘Bishti Zhurit”. Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip ‘BMW’, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Sakaq, bëhet e ditur se dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e mjetit dhe lagështira në rrugë, ndërsa policia vijon hetimet.
Sigal