Rritja e sigurisë, arrestohen 80 persona, policia jep detaje

412
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për masat e sigurisë gjatë fundjavës në të gjithë vendin. Në zbatim të planit të masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë ,Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe Task-Forca e Qarkullimit Rrugor. Policia njofton se gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 80 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë. Nga Policia Rrugore dhe Task -Forca e Policisë Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi 19 drejtues mjetesh. Nga të dhënat e policisë 5 persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, 15 persona në flagrancë për vjedhje, dhe ndërtim pa leje, 12 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme. Gjithashtu janë kapur 11 persona në kërkim, 11 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje, 7 persona për dhunë në familje. Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3530 fishekë, 23 granata dore me ndezës, 9 kallëpe tritol, 574 kg lëndë narkotike, 1 mjet lundrues Skaf si dhe mallra të ndryshme kontrabandë. Janë pezullar 96 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik, 56 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 11 automjete për mungesë dokumentacioni. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 49 persona.
Sigal