Rritet numri i aksidenteve! Tirana, Durrësi e Lezha rekord

647
Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të aksidenteve në muajin korrik të këtij vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT rezulton se numri i aksidenteve ka qenë 199, duke shënuar një rritje me 7.6 %. Ndërkohë, numri i personave të aksidentuar ishte 272 nga 281 që ishte një vit më parë.
“Numri i personave të vdekur gjatë muajit Korrik 2017 është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9 %” raporton INSTAT.
Nëse analizojmë tabelat, rezulton se numri më i lartë i aksidenteve është shënuar në Tiranë me 67 të tillë, raporton “Scan”.
Ndërkohë, në Durrës dhe Lezhë janë shënuar përkatësisht nga 28 aksidente. Dibra dhe Gjirokastra janë qarqet me numrin më të ulët të aksidenteve gjatë muajit korrik, me përkatësisht 2 dhe 3 aksidente.
Aksidentet rrugore, në 81,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 26,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8 %, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Korrik 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 17,2 %.

Sigal