Rritet bilanci nga atentati në Durrës, 2 prej të plagosurve dyshohen si kalimtarë

564
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Durrës, në zonën e ish-kënetës ka pasur të shtëna me armë zjarri, dhe për pasojë dyshohet që të jenë plagosur disa persona.

Një prej personave të plagosur, që është dërguar drejt spitalit është Julian Meçaj, pjesë e bandës së Lulzim Berishës.

Ndërkohë sipas burimeve të Faxweb.al kanë mbetur të plagosur dhe dy kalimtarë.

Burime bëjnë me dije se të shtënat kanë nisur në rrugën dytësore të Maminasit, ndërsa policia ende nuk ka detaje për ngjarjen.

Mësohet se Meçaj është ndjekur nga një mjet, dhe është qëlluar teksa ka qenë duke ecur me makinën e tij. Gjendja e tij është e rëndë, pasi siç shihet dhe nga pamjet makina është qëlluar me breshëri armësh.