Rrihet nga një grua, mjekja e re në ambulancën e Durrësit

600
Një mjeke e re në ambulancën e lagjes nr.4 në Durrës është goditur me sende të forta nga një grua sot, gjatë orarit të punës.

Policia njoftoi se mjekja me iniciale A.Sh., 28 vjeçe, banuese në Durrës u sulmua nga T.M., 36 vjeçe, banuese në Durrës. Agravimi i situatës që e shtyu 36-vjeçaren të qëllonte mjeken me sende të forta ka ndodhur për shkak të detyrës.

Çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sigal