Rrëzoi alibinë e Frrokut, Gjykata pranon si provë eksperimentin

440
Sigal

TIRANË – Gjykata e Krimeve të rënda ka pranuar si provë ekperimentin e realizuar për të verifikuar se Arben Frroku ndodhej rrugës për në Kapshticë në momentin kur ka ndodhur vrasja.  Me këtë vendim Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e avokatit mbrojtës, që pretendonte mosmarrjen parasysh të këtij eksperimenti pasi automjetet e Gjykatës udhëtuan me 160 km/h dhe me felina policie. Ndërkohë që sipas Prokurorisë koha prej 2 orë e 46 minuta ka qenë e mjaftueshme për Arben Frrokun që të vriste komisar Dritan Lamaj dhe më pas të largohej drejt Greqisë, duke kaluar përmes Kapshticës. Sipas Avokatit Genc Gjokutaj pikërisht shpejtësia e lartë dhe shoqërimi me polici bëri të mundur që makinat e tyre të mbërrinin në një kohë më të shpejtë në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërkohë që Prokuroria kërkoi rrëzimin e pretendimit të mbrojtjes dhe eksperimenti të merret si provë e vlefshme hetimi. Gjithashtu Prokuroria ka hedhur poshtë pretendimin e Gjokutajt për shpejtësinë e makinave duke theksuar se makinat e Gjykatës udhëtuan me rreth 70 km në orë dhe nuk kishin fenelina policie.