Rrëzimi i helikopterit, Prokuroria dyshime tek dëshmia e ushtarit

431
Prokuroria e Shkodrës nuk bindet nga dëshmia e parë e ushtarit Gerald Baramuça dhe urdhëron të rimerret në pyetje. Me urdhër të shefit të akuzës së Shkodrës është kërkuar të rimerret në pyetje ushtari Baramuça, me dyshimin se nuk thotë të vërtetën. Pas këtij urdhri, mësohet se prokurori dhe oficerët kanë marrë kontakt me ushtarin, por për shkak se i është nënshtruar një operacioni ortopedik në Qendrën Spitalore të Traumës pyetja e tij nuk është bërë i mundur. Për këtë fakt, është caktuar një ditë tjetër për të rimarr në pyetje, pasi dyshohet se ai fsheh diçka për hetuesit. Pasi në dëshminë e dhënë vetëm 3 ditë pas rrëzimit, ushtari Baramuça shumë pyetjeve nuk I është përgjigjur duke u mjaftuar me shprehjen nuk mbaj mend. Nga ana tjetër, me ndihmën e oficerëve të policisë ushtarake të Forcave të Armatosura prokuroria ka marr në pyetje edhe 4 ushtarak të Repartit të Helikopterëve në Farkë. Të pyetur për ngjarjen janë komandanti i regjimentit të helikopterëve, Kolonel Kuto Hasani, rreshtere Sofije Ramçaj, tetarja Elsa Alku që janë personeli i mbajtjes së shkresave dhe planit të fluturimit e protokolli. Si dhe kapiteni Valentin Korbi, që ka qenë edhe personi i cili ka komunikuar i fundit me dy pilotët që humbën jetën nga rrëzimi helikopterit.
Sigal