Rrëzimi i helikopterit/ Nxirret nga liqeni kutia e zezë e EC-145

385
Pas aksionit të parë të dështuar, mësohet se tashmë janë nxjerrë nga uji mbetjet e helikopterit EC-145 që u rrëzua dy ditë më parë në liqenin e Shkodrës. 
Në aksionin e dytë të nisur në orët e pasdites është bërë e mundur që të nxirren mbetjet e helikopterit. Bashkë me to është nxjerrë edhe kutia e zezë. 
Mbetjet e helikopterit po transportohen me një furgon për në Ministrinë e Mbrojtjes. Në operacion ka marrë pjesë edhe një ekspert i kompanisë Eurocopter që është edhe prodhuesi i helikopterit.
Sigal