Rrëzimi i helikopterit, Jeronim Bazo: Humbëm dy pilotë të talentuar

422
Shefi i shtabit të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka dalë në një konferencë për shtyp pas ngjarjes tragjike që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin këtë pasdite. Bazo ka shprehur ngushëllim për familjet e viktimave. Ai ka thënë se sot humbën jetën dy pilotë të talentuar.
“Dy nga pjesëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Kanë humbur jetën dy pilotë të talentuar, që gjithmonë kanë sakrifikuar për të tjerët. Ngushëllime për familjet e viktimave. Dy viktimat, Florjan Deliaj dhe Donald Hoxha. Gerald Baramuça ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Do hidhet dritë mbi aksidentin tragjik. Dy pilotët kishin përvojë të lavdëruar. Duhet maturi për zbardhjen e çështjes”, ka thënë Bazo.
Sigal