Rrezikuan të mbyten, ​Policia Kufitare shpëton 5 kosovarë

1225
DURRËS – Policia kufitare ka shpëtuar nga butja një varkë me pesë persona në vendin e quajtur “Apollonia”.
Pas lajmërimit, menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i policisë kufitare me ku konstatoi se kemi të bëjmë me një mjet lundrues me pedale.
Nga ndërhyrja u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa mjeti lundrues u fundos në det.
Policia Kufitare ka kontaktuar edhe një herë me pronarët e mjeteve lundruese turistike që të respektojnë rreptësisht rregullat e sigurimit teknik të këtyre mjeteve si dhe distancat e lundrimit .
Qytetarët e shpëtuar:
A.M., 19 vjeçe, banues në Ferizaj, Kosovë 
V.S., 22 vjec, banues në Ferizaj, Kosovë 
Ç.M., 17 vjec banues në Ferizaj, Kosovë 
I. S., 16 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë 
Q.M., 14 vjec, banuese në Ferizaj, Kosovë.
Sigal