Rrezikohen 2 banesa nga 2 vatra zjarri në Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

529
Dy vatra zjarri janë aktivizuar sot në dy zona të ndryshme në rrethin e Matit. Bëhet me dije se njëri prej vatrave të zjarrit ka rënë në fshatin Ketë, ndërsa tjetra në malin e Llapushit.
Bëhet me dije në total në të dyja vatrat janë djegur 5 hektarë me pyje. Ndërsa në fshatin Ketë të komunës Xibër rrezikohen dy banesa.
Për shkak të terrenit të vështirë kërkohet ndërhyrja nga ajri, pasi zjarrfikëset nuk mund të shkojnë tek vatrat e zjarrit.
Sigal