Rrezatimi në mitingun e PD-së, policia mbledh qentë e rrugës për të bërë një eksperiment

398
Hetime intensive janë duke u bërë për rrezatimin e ndodhur gjatë tubimit të hapjes së fushatës së Partisë Demokratike.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ka qenë policia që ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në tubim, pasi dyshohet se mund të jenë ato shkaktarë të sëmundjes së më shumë se 140 anëtarëve të PD-së, të cilët u mjekuan në spital.

Pasi ka bërë sekuestrimin, policia ka bërë sot në mëngjes edhe referimin e dosjes në prokurori.

Por për të vendosur nëse ishin prozhektorët apo jo ato që shkaktuar simptomat, policia ka vendosur që të bëjë një eksperiment, deri diku të çuditshëm.

Burimet nga uniformat blu kanë bërë të ditur se do të bëhet një eksperiment në disa qen rrugësh, për të parë se sa është efekti i rrezatimit të prozhektorëve në lëkurën e qenve dhe simptomat që do të japë.

Më pas në bazë të rezultateve të mbledhura, policia do të bëjë edhe referimin e provave shtesë për këtë çështje. Të njëjtat burime thanë se, disa punonjës policie kanë dalë në terren për të mbledhur qentë endacakë me qëllim bërjen e eksperimentit ndaj tyre.
Sigal