Rrezatim i dëmshëm?! Prokuroria sekuestron prozhektorët e mitingut të PD

439
Prokuroria ka sekuestruar sot, prozhektorët e fuqishëm që u përdorën në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, për të ekzaminuar nëse ata kanë lëshuar rrezatim të dëmshëm, i cili mund të ketë shkaktuar irritimin e syve dhe lëkurës së pjesëmarrësve në miting, përfshirë edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. 

Ishin 4 ndriçues që u vendosën në 4 platforma, të shtunën e mitingut.

Këta prozhektorë do të dërgohen për t’u analizuar në laborator në kuadrin e hetimeve që kanë nisur nga institucionet përkatëse.

Numri i personave të prekur, pas mitingut të PD-së të shtunën, ka arritur në 140. Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar sot shprehet: “Më datë 27.05.2015, nga ora 19:00, deri në orën 20:30, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, ka filluar aktivitetin elektoral të “Zgjedhjeve Parlamentare 2017”.
 
Rreth dy orë pas mbarimit të aktivitetit, disa pjesëmarrës kanë patur skuqje të syve, fytyrës dhe qafës, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin Francez pranë Q.S.U.T., janë larguar për në banesë.

Punohet për përcaktimin e shkakut të ndotjes së ajrit dhe identifikimin e kapjen e autorëve përgjegjës. Parashikuar nga Neni 201 i Kodit Penal.”
Sigal