Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrëshen ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobta.

Shtetasi A.L. 15 vjeç, banues në Rrëshen,dyshohet se ka plagosur me mjet prerës  (thikë),  shtetasin K.B. 17 vjeç, banues në Rrubik, i cili ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale , ndërsa grupi hetimor nën  drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.