Rrëshen, aksident në një pikë karburanti, 8 të plagosur rëndë

464
Aksident me pasojë 8 persona të plagosur rëndë është regjistruar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Rrëshenit, afër një pike karburanti.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të aksidentuar të 8 personat që udhëtonin me to.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit në gjendje të rëndë për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Sigal