Rrëmben automatikun dhe qëllon me breshëri në ajër, pranga lezhjanit që terrorizoi banorët

503
Banorët e Gjadrit në Lezhë kanë përjetuar momenti terrori dhe paniku ditën e djeshme, pasi një 20-vjeçar ka qëlluar me breshëri automatiku. I riu Erjon Nikolli, banues në fshatin Zojs në Gjadër të Lezhës, ka marrë automatikur dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 20-vjeçarit. Sakaq, është sekuestruar edhe arma e zjarrit, automatik AK-47, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.09.2017, nga Seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Erjon Nikolli, 20 vjeç, banues në fshatin Zojs, Gjader në Lezhë. Ky shtetas, në fshat, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e proves materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja në vendngjarje, si dhe arma e zjarrit automatik AK-47.

Veprat penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Sigal