Rrëmbehet për një orë vajza me nënshtetësi Gjermani, policia kap autorët

504
Sigal

Një vajzë me nënshtetësi gjermane u mor peng mbrëmjen e së dielës nga një person, i identifikuar si Hamdi Berisha, i dashuri i vajzës. Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët vunë në dijeni policinë e Tiranës për rrëmbimin. Vajza Katerina Erektel, u gjet rreth 1 orë pas rrëmbimit, ndërsa policia arrestoi edhe autorin rrëmbimit Berisha, si dhe një person tjetër i cili dyshohet se e ndihmoi për të realizuar peng marrjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në zonën e Unazës së Re. Shtetasi Hamdi Berisha i dyshuar me kombësi Kosovare, rrëmbeu me forcë vajzën dhe e futi në automjetin tip Hondai me targa TR 1613 U. Pak minuta më vonë, policia gjeti të braktisur makinën në afërsi të Urës së Limuthit. Ndërsa vajza dhe autori u gjetën në Vorë. Ndërkaq autori dhe vajza janë marrë në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.