Rrëmbehet dhe përdhunohet e bija e profesorit shqiptar

480
E rrëmbyen dhe e përdhunuan gjatë gjithë natës në një barake në Prenestina, një në provincë pranë të Romës. Viktima e këtij sulmi të tmerrshëm është një 26-vjeçare shqiptare, vajza e një ish-profesori në Shqipëri, Vladimi Kosturi. Autorë janë dy të rinj rom dhe sipas mediave italiane njëri prej tyre është ndaluar nga karabinierët, por vijojnë hetimet për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij. E reja ka treguar se gjendej pak metra larg nga shtëpia, kur dy burra e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë marrë me forcë për ta mbyllur në një barake, duke e përdhunuar për të gjithë natën. 

 Në mëngjes, vajza ka përfituar nga gjendja e dehurdhe e përgjumur e agresorëve dhe ka arritur të ikë me vrap, ku më pas i ka kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe më pas ka shkuar në polici. I ati i saj, ka shkruar një letër prindërve dhe qytetarëve të lagjes, ku i ka treguar dhunën që ka pësuar e bija dhe duke i ftuar të gjithë për të marrë pjesë në një manifestim në datën 16 Maj, për të dhënë alarmin e për sigurinë e fëmijëve. “Së bashku mund të ndalojmë kriminelët që na terrorizojnë çdo ditë, së bashku mund të fitojmë degradimin e lagjes sonë “, ka shkruar ai.
Sigal