Rrëmbehet 22-vjeçarja në Durrës, e ëma: E futën me forcë në makinë

427
Një 22-vjecare është rrëmbyer në një hotel në Durrës, rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm. Denoncimin për rrëmbimin e vajzës e ka bërë nëna e saj, shtetasja me iniciale, E.B. Gruaja ka pohuar se vajza e saj është marr peng nga shtetasi me iniciale A. J., 23 vjeç, banues në shijak. Sipas saj, 23-vjecari e ka futur të renë më force në automjetin e tij tip “X5” dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia e Durrësit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Sigal