Rreh vjehrrën, procedim penal për nusen e djalit

489
Rasti i fundit i dhunës në familje është shënuar në Korçë, ku nusja ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj 80-vjeçare. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja është shënuar në fshatin Pojan të Korçës, ku I. SH 35 vjeç do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë në akuzën e dhunës në familje. Ndërsa për vjehrrën e saj, M. Sh., 80 vjeç është lëshuar urdhër mbrojtje. Por historia nuk mbaron këtu. Urdhër i menjëherhëm mbrojtje është lëshuar edhe për 35-vjeçaren, pas dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar bashkëshorti i saj, A. SH, 43 vjeç.
Sigal