Rrëfimi i shokut që pa vrasjen: Marvi nuk vdiq për celularin dhe karikuesin, ato ishin të miat

520
Lidhur me vrasjen dhe motivet që çuan 4 të rinj të ekzekutonin me tetë goditje thike Marvi Mihalin, sot ka folur edhe një dëshmitar okular i ngjarjes, Armand Haxhiu, i cili ka hedhur më shumë dritë mbi atë që ndodhi mesnatën e 31 korrikut.
“Pas traumës dhe goditjes së madhe për humbjen e shokut ,vëllait, mikut tim të shtrejtë Marvit na shtojnë dhimbjen e shpirtit spekulimet e mediave në lidhje me ngjarjen. Ai nuk kishte konflikt me asnjë më parë sepse nuk ishte njeri i konflikteve. Marvi nuk vdiq për një celular apo një karikues që nuk ishin as të tij. Celulari dhe karikuesi ishin të miat. Më vjen keq që shoqeria shqiptare i jep më tepër rëndësi përkatësisë së një celulari sesa jetës së një të riu”, – thotë Haxhiu për newsbomb.

Më tej në rëfimin e tij prekës për vdekjen e Marvi Mihalit, Armand Haxhiu i bën një apel mediave që të mos abuzojnë me këtë çështje.

“Ti ike si trim Marv, e tani ti je një engjëll në qiell. Ju lutem çdo media mos e keqinterpretoni ngjarjen, mos e përbaltni figurën e tij. Ai ishte një djalë i rrallë me vyrtyte. Marv me ikjen tënde iku dhe një pjesë e madhe e zemrës time me ty. Lutem çdo ditë që shpirti yt të gjejë prehje pranë Zotit dhe t’u lehtësohet dhimbja prindërve dhe të afërmeve të tu. Pushofsh në paqe mbreti im”, e mbyll rrëfimin e tij për neësbomb. Armand Haxhiu.
Sigal