Rrëfimi i fqinjëve: Si i gjetëm të vdekur bashkëshortët në shtëpinë e tyre

497
Një ngjarje e rëndë tronditi Obliqin, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në banesë. Shtetasit me inicialet G.M., dhe B.M., janë gjetur të vdekur në shtëpinë e vet në Babimoc, ndërsa ka dyshime se bëhet fjalë për vrasje dhe më pas vetëvrasje. Trupa pa jetë të të dy serbëve i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20:00 të afërmit e tyre dhe më pas kanë njoftuar policinë.
“Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjeti trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar qafë e burri ka plagë të therjes me thikë”, i kanë thënë RTS-së banorët e Babimocit.
Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion. E sot Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc. “Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet në komunikatë.
Sigal