Rrëfehet prostituta 15-vjeçare: Tutorët as bukë s’më jepnin

478
Zbardhet dëshmia e prostitutës 15-vjeçare nga Durrësi. Në prani të psikologes, 15-vjeçarja, banore e Plazhit, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Durrësit, një ditë pasi ajo u shkëput nga duart e dy tutorëve, tashmë të arrestuar.
“U njoha rastësisht me Abiela Tafën. Ajo më mësoi si të vishesha dhe më detyroi të prostituoj. Në fillim më joshi duke më thënë se jam vajzë e bukur, jam e gjatë dhe bie shumë në sy. Më tha që do të bëja pasuri në një kohë të shkurtër. Do të bëja para, se ne në familje jemi të varfër. Nuk e di se si kam pranuar. Ka qenë mesi i muajit shtator, kur më gjetën klientë për herë të parë. Më morën të dy me Dritan Micin, në disa lokale në Tiranë, konkretisht te zona e Bllokut. Aty më gjenin klientë dhe më pas shkonim në hotel.
Klientët ishin të moshave të ndryshme, por kryesisht moshë e madhe. Paguanin sipas rastit nga 5 mijë deri në 100 Euro. Kishte raste që më gjenin klientë në Durrës. Disa klientë në ditë. Puna nuk ishte vetëm natën, por edhe ditën. Mua nuk më kanë dhënë lekë. Më jepnin fare pak, sa për bukë, dhe ata mbanin paratë e mia. Desha disa herë ta lë këtë punë, por më kërcënonin me metoda të ndryshme. Thoshin se asnjëherë nuk do të më linin të qetë nëse nuk bëja punën që donin ta. Derisa u detyrova që denoncova në polici. Nuk mund t’i duroja më, më kishin shtënë frikën e tmerrin”, ka thënë vajza para policisë.
Sigal