Rrëfehet “i forti” nga Fieri: Pse e qëllova kryeministrinë me bombë molotov

447
Ardian Peshtanaku, i riu nga Fieri që u ndalua dje nga Garda e më pas iu dorëzua policisë, pasi qëlloi me bombë molotov godinën e Kryeministrisë, tregon arsyet e veprimit të tij.
Mësohet se “i forti” nga Fieri është marrë në pyetje në polici dhe ka treguar se e hodhi bombën molotov në drejtim të Kryeministrisë, pasi është i zhgënjyer me shtetin.

“Jam i mërzitur me shtetin që nuk më zgjidh hallet”,- është shprehur përpara policisë 25-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa mësohet se nga hedhja e lëndës plasëse nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Oficerët e komisariatit nr. 1 në Tiranë kanë ngritur akuzë ndaj të riut për “shkatërrim prone me dashje”. Referuar Kodit Penal ai rrezikon dënim me gjobë deri në tre vite burg.
Sigal