Rrëfehet gruaja që goditi 6 herë me thikë burrin: Me mua nuk flinte fare

451
Gruaja e cila tentoi të vriste me thikë burrin e saj në gjumë ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së ndodhur në të gdhirë të së enjtes. Ajo ka thënë në polici se kishte rreth 15 vite e martuar me të dhe se prej disa vitesh i shoqi jetonte edhe me një tjetër grua në fshatin e tij të lindjes, në Dragua. “Kohët e fundit marrëdhëniet e tyre ishin ftohur dhe herë pas here kishin konflikte”, tregon 36-vjeçarja. Dy ditë më parë Besniku kishte shkuar në shtëpinë e tij në qytetin e Bulqizës dhe ka debatuar me Rudinën. Gjatë natës kur ai po flinte, e shoqja ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka qëlluar 6 herë në pjesë të ndryshme të trupit. 45-vjeçari ndodhet në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 36-vjeçaren, me akuzën e “plagosjes me dashje”. Në pranga u vu edhe bashkëshorti i saj, Besnik Basha, pasi në shtëpinë e tij u gjet një pushkë dhe një krëhër me fishekë.
Sigal