Rrëfehet 13 vjeçarja e përdhunuar, shokon me dy dëshmi kontradiktore

471
Dy dëshmi kontradiktore kanë ardhur nga 13 vjeçarja për të cilën pretendohet se është përdhunuar. Ajo ka rrëfyer para uniformave blu se është rrëmbyer nga 30 vjeçari e më pas është përdhunuar, e në një çast të dytë ka thënë se atë e njihte dhe e donte.  Një ditë më parë, 30 vjeçari kishte konfirmuar para uuniformave blu se me 13 vjeçaren nuk kishte ndodhur asgjë pa dëshirën e saj dhe se ata kishin kohë të lidhur. 
Por nxënësja 13 vjeçare, në shkollën 9 vjeçare “Asllan Keta”, që paditi për përdhunim Denis Havaljen, banues në fshatin Cerujë të Bashkisë Klos, në rrethin e Matit, ka dhënë dy dëshmi kontradiktore në polici. 
M.Doga fillimisht ka deklaruar se Havalja e ka rrëmbyer forcërisht me mjetin e tij tip “Range-Rover”, me targa të huaja “T357JDP”, teksa shkonte në shkollë. “Denis Havalja, është shprehur Doga, më doli në rrugën afër shkollës dhe më futi me dhunë në makinë. Pas afro 20 minutash e futi makinën në një tunel. Aty më përdhunoi me forcë dhe pas afro gjysmë ore më dërgoi afër fshatit dhe u largua”.  Këto janë pohimet e para të adoleshentes nga Fushë-Bulqiza. Ky denoncim është bërë mbrëmjen e të hënës nga M.Doga, ndërkohë Policia e Bulqizës e ka prangosur Denis Havalen mëngjesin e djeshëm.
Paraditen e djeshme vajza që pretendon se është përdhunuar është marrë përsëri në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore Bulqizë. Ajo ka ripohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 30 vjeçarin nga Mati, por këtë herë ajo nuk ka përsëritur deklarimin e një nate më parë se është përdhunuar, por ka treguar se Havalen e njihte dhe e donte. Aktualisht policia vijon hetimet pasi mbi 30 vjeçarin rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale me të mitura” dhe “drejtim automjeti pa dëshmi përkatëse”.
Sigal