Rrahu babain, pranga djalit të dhunshëm në Bulqizë (Emri)

598
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi babain e tij. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dhionis Hysa.
Ky i fundit akuzohet se në banesën e tij ka dhunuar babain, 60-vjeçarin me inicialet H.H. Ka qenë babai i tën riut që ka bërë denoncimin në polici.
NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi: Dhionis Hysa, 28 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi H.H, 60 vjeç, se djali i tij Dhionis Hysa, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
Sigal