Rrahin vjehrrin e motrës, arrestohen dy vëllezërit nga Fieri

89
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë mbi vjehrrin e motrës së tyre.

Sipas policisë së Fierit, Emiljano Zyka 29 vjeç dhe vëllai i tij erildo Zyka 25 vjeç, banues në lagjen ‘Sheq i vogël’, në Fierë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre shtetasit J.S, 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe trup.