Rrahën bashkëshortet, pranga dy burrave të dhunshëm nga Fieri (Emrat)

682
Pothuajse çdo ditë shënohen raste të dhunës në familje. Kështu, policia e Fierit bënë me dije se dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë rrahur bashkëshortet e tyre.
Të njëjtat burime pohuan se rasti i parë është ai i Eugert Miminit, 28 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, i cili dyshohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.M, 26 vjeçe. Ndërkohë, rasti i dytë bën fjalë për Tomorr Mullajn, 55 vjeç, banues në Ruzhdie të Patosit.
Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.M, 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.
Sigal