Sigal

Dy raste të rënda vetëvrasjesh janë shënuar në Cërrik dhe në Shkodër.

Një 44-vjeçar, rojë në ambientet e ish-Uzinës së Naftës në Cërrik, është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme duke gjetur vdekjen.

Arenc Tabaku, banues në Cërrik, nga veprimet e para dhe provat e gjetura nga policia dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit.

Kanë qenë familjarët ata që kanë thënë se Tabaku prej kohësh kishte shfaqur shenja mërzie.

Ndërkohë, në Shkodër, ditën e djeshme një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. I moshuari me inicialet L.M mbërriti gjallë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ka ndërruar jetë më pas.