Robert Hajdi, eksponenti i Agimit të Artë thirret në polici për ndërtim pa leje

468
Prokuroria e Sarandës ka marrë nën hetim për ndërtim të paligjshëm eksponentin e Agimit të Artë, Robert Hajdi, i cili shkaktoi trazira në Himarë në tre vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës. Haidi është thirrur nga hetuesi Gëzim Guga, oficer i Policisë Gjyqësore i komisariatit të Policisë së Sarandës, në lidhje me një hetim që është duke u zhvilluar ndaj Haidit me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Burime policore bëjnë me dije se eksponenti i Partisë neonaziste greke të Agimit të Artë, i cili është me banim në Lukovë të Sarandës, është thirrur për nga prokuroria për t’u pyetur gjatë të hënës në orën 10:00, në ambientet e policisë së Sarandës. Mësohet se Hajdi duhet të paraqitet në Policinë e Sarandës për të dhënë sqarime në lidhje me një ndërtim të paligjshëm, si person nën hetim. Ndërkaq sipas burimeve të policisë nëse Hajdi nuk shkon vullnetarisht në komisariatin e Sarandës për të dhënë sqarime në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj tij, ai është njoftuar që do të shoqërohet forcërisht nga policia. Hajdi është pronar i një kompleksi turistik në Sarandë, dhe një nga idhtarët më ekstrem të partisë neonaziste greke Agimi i Artë në Greqi. Ai është njohur ndër qarqet antishqiptare dhe neonaziste për qëndrimet e tij, ekstremiste dhe po ashtu edhe për trazira të shkaktuara në Himarë, si gjatë periudhave zgjedhore apo edhe në përplasje të incidenteve të ndryshme me autoritetet shqiptare.
Sigal