Rinas,arrestohet gruaja, tre valixhe me barna, veshje dhe parfume kontrabandë

396
Policia Kufitare e Rinasit godet një rast të mallrave kontrabandë.
Gjatë ditës së djeshme, shërbimet kufitare kanë arrestuar shtetasen Kadrie Muskurti 57 vjeç, banuese në Tiranë . Ndalimi i saj u bë pasi 57-vjeçarja ndërsa ka përfunduar kontrollin e bagazheve në zonën doganore, në kundërshtim me urdhërin e punonjësit doganor ka nxjerrë tri valixhe dhe një çantë pa kryer procedurat doganore për zhdoganimin e mallrave që ndodheshin në to. Gjatë kontrollit të këtyre bagazheve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 pako me barna mjekësore Padanol, disa veshje të ndryshme, vajra bimor dhe parfume. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Sigal