Rikthehen tensionet në Lazarat Të rinjtë qëllojnë policët me gurë

424
Sigal

LAZARAT – Një situatë e tensionuar është krijuar në fshatin e Lazaratit, kur disa të rinj kanë qëlluar me gurë policinë.

Ngjarja ndodhi në qendër të fshatit, ku disa policë mbetën të lënduar pasi u qëlluan me gurë disa gjimnazistë. Përballë kësaj situate, policia nuk ka reaguar dhe nuk është kundërpërgjigjur. Pas ngjarjes punonjësit e policisë u dërguar në spital, ndërsa mësohet se kanë marrë lëndime në fytyrë dhe në shpatull. Lazarati u kthye në qendrën e mediave jo vetëm vendase, por edhe atyre ndërkombëtare, pas superaksionit antikanabis të ndërmarrë në këtë fshat nga Policia e Shtetit. Nga muaji qershor, uniformat blu janë të pranishme në Lazarat.