Riatdhesohen 70 azilkërkuesit e dëbuar nga Gjermania

495
Rreth 70 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar, pasi janë dëbuar nga Gjermania. Ata kanë mbërritur në Rinas pasditen e sotme, ndërsa shprehen se nuk janë njoftuar për kthimin e tyre. “Nuk na njoftuan, na thanë do iu ndryshojmë shtëpi”, janë shprehur azilkërkuesit. Ky është kontingjentit i tretë që riatdhesohet në një hark të shkurtër kohor. Më parë janë kthyer dhe dy grupe të tjera përkatësisht me 70 dhe 20 persona. Ndërkohë, mes të kthyerve ka gra dhe fëmijë. 
Sigal