Rezultatet e autopsisë, ja pse humbën jetën pilotët

481
Autopsia ka zbardhur tashmë shkakun e vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror, kur helikopteri me të cilin ishin nisur për stërvitjen rutinë u rrëzua në liqenin e Shkodrës. Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dy ushtarakët, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë.
Sipas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik të pësuar nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Vdekja ka qenë e menjëhershme si pasojë e shembjeve të rënda që viktimat kanë pësuar në pjesën e kraharorit. Ka dyshime se helikopteri ka qenë në një lartësi jo të madhe nga toka kur ka pësuar defekt. Më pas ai ka rënë pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj rënie, ushtari profesionist Gerald Baramuça është përplasur në pjesën e pasme të kabinës duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta. Më pas, mjeti i ushtrisë është përplasur fort me gjithë fuqinë e rëndesës në ujë duke u copëtuar.
Sigal