Rexhep Ljimani dëbohet nga Italia për terrorizëm

432
Me dekret te Ministrisë së Brendshme është dëbuar nga territori italian për “motive parandalimi terrorist”, shtetasi maqedonas Rexhep Ljimani, 39 vjec. Është ky personi i 67 që dëbohet nga shteti italian me akuzën e përkrahjes e lidhjes me doktrinën e shtetit islamik ISIS.
Rexhep Ljimani i lindur në Oltja të Kumanovës, jetonte prej vitit 1998 në Itali në komunën San Zenone degli Ezzellini në provicën e Trevizos. I martuar dhe me dy fëmijë punonte rregullisht në një fabrikë amballazhesh e prej marsit të vitit 2012 drejtonte në këtë qytezë, shoqatën kulturore islamike “Vëllazëria”.
Hetimet e policisë italiane kanë konfermuar se prej 2014 maqedonasi kishte vendosur kontakte me persona me origjinë ballkanike të lidhura me grupet e islamizmit radikal. Pas ngjarjeve të 13 nëntorit në Paris, Rexhep Ljimani refuzoi t’i bashkohej iniciativës së promovuar nga disa shoqatave myslimane për një komunikatë solidariteti ndaj Francës e viktimave të antentateve terroriste.
Po në nëntor të 2015, pas sulmeve në Paris, djali i tij 8 vjecar kishte komentuar në shkollën ku ai studion se “terroristët kanë bërë mirë që kanë vrarë e se shpejt do mbërrijnë në Romë e do vrasin Papën. Rroftë ISIS”.
Në konferencën për shtyp ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano deklaroi se “se ne jemi një vend që i njeh principet e mikpritjes për këdo që largohet nga lufta e persekutimi, por jemi dhe një shtet që respekton ligjet e rregullat, e kush nuk i respekton ato, apo shfaq armiqësi ndaj traditave tona, do të dëbohet. Kjo është linja jonë.”
Rexhep ljimani është shoqëruar të mërkurën në komisariatin e zonës ku dhe i është notifikuar dekreti i dëbimit nga Italia. Më pas është shoqëruar në aeroportin e Venecias për të udhëtuar drejt Maqedonisë. Bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët do të qëndrojnë në Itali.
Sigal