RENEA rrethon shtëpinë e personit të armatosur që vrau policin

726
Forca të shumta policore kanë rrethuar shtëpinë e shtetasit David Qosja në Torovicë të Lezhës, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Ardian Kodra. Momentalisht Qosja është mbyllur në banesën e tij dhe nuk pranon të dorëzohet. Policia ka krijuar një perimetër sigurie dhe nuk lejon kalimin e asnjë personi në Torovicë, ndërkohë që po negociohet me autorin. Ky i fundit nuk pranon të dorëzohet. Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë janë krijuar edhe vatra zjarri në zonën përreth, por janë shuar me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në operacion për neutralizimin e këtij shtetasi janë përfshirë edhe forcat RENEA, si dhe ka shkuar Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato. David Qosja njihet si person me çrregullime mendore. Fillimisht ai nisi të gjuante me armë në ajër. Policia shkoi ta ndalonte dhe aty nisi shkëmbimi i zjarrit, ku mbeti i vrarë edhe një efekti i FNSH-së.
Sigal