RENEA rrethon Lazaratin, do nisë krehja e zonës

489
Forcat e RENEA-s kanë bllokuar Lazaratin. Policia dhe forcat speciale ndodhen në hyrje të Lazaratit.
Mësohet se dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nisur drejt atje, ndërsa flitet për një krehje të zonës për arrestimin e të dyshuarve si autorë të cilët mëngjesin e sotëm vranë efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosën 2 efektivë të tjerë. 
Ora 12:13 Në qendër të fshatit mësohet se 15 persona qëllojnë në ajër. Të shtënat janë dëgjuar nga grupet e xhirimit të cilët kanë shkuar për të raportuar ngjarjen në hyrje të Lazaratit në fshatin Kordhocë.
Banorë nga fshati u kanë thënë se disa forca të policisë janë tërhequr nga brendësia e fshatit.
Sigal