RENEA në Nikël me autoblinda: 11 të ndaluar, kontrollohen banesat e familjeve Haka e Bami

1001
Sigal

Fshati Nikel u zgjua mëngjesin e 12 shtatorit në një rrethim policor.

Një superoperacion i Policisë së Shtetit i drejtuar nga kreu i saj Ardi Veliu është finalizuar në orët e para të mëngjesit me shoqërimin e 11 personave, mes te cileve dhe emra te njohur për drejtësinë si persona me precedente të mëparshem penal, Durim Bami dhe Flamur Haka.

Tre prej të shoqëruarve u arrestuan me urdhër të prokurorisë së Durrësit.

Operacioni nisi në orët e para të ditës, në bazë të një plani të mirëorganizuar, me pjesmarrje të Forcave Speciale, RENA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, dhe për të shmangur cdo tentativë të mundshme arratisje apo dhe për të siguruar prova brenda banesave policia stakoi më parë energjine elektrike.

Mësohet se mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara ishin ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka.

Vilat e Flamur Hakës i njohur me nofkën Tuku, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangës.

Ata  janë kontrolluar e mbajtur në mbikqyrje nga policia për disa orë. Mesohet se për kontrollin e tyre më parë ishte siguruar edhe leje nga prokuroria në kuadër të hetimeve për armë pa leje, drogë dhe sende të tjera të paligjshme.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtarë në lidhje me aksionin por mësohet se për tre prej personave të shoqëruar ka urdhër- arresti.

Nga kontrollet policia ka mundur të gjeje dhe te sekuestrojë tre arme, dy pitoleta dhe automatik si dhe një makinë të blinduar.

Të ndaluarit janë shoqëruar në policinë e durrësit nga ku po merren ne pyetje ndërkohë që po punohet ne lidhje me sigurimin e provave.